Nënkryetarja e gjykatës së Apelit të juridiksionit të përgjithshëm, Valdete Hoxha në një intervistë për gazetaren Anila Hoxha në podcast-in e qendrës “Fol”, me mbështetjen e ambasadës amerikane që u transmetua në Top Albania Radio tregoi disa prej rasteve të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që përfundojnë në gjykatë.
Anila Hoxha: Gjyqtarja Hoxha ka 31 vite në sistemin e drejtësisë dhe natyrisht ka gjykuar çëshje nga aksidentet më të rënda në Shqipëri e deri në shqyrtimin e masave të sigurimit të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke nisur nga drejtim i automjetit në gjendje të dehur , drejtim i automjetit në drejtimin e lëndëve narkotike dhe për shkelje të tjera për të cilat parashikohen nga legjislacioni.
Valdete Hoxha: Duhet t’i dallojmë rastet e aksidenteve që vijnë si rezultat I shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, që mund të jetë një shkelje e shpejtë e momentit, pavarësisht nga kujdesi që mund të ketë drejtuesi I automjetit , nga shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor si rezultat i përdorimit të lëndëve narkotike por edhe i alkoolit. Shumë raste nuk ia falin vetes dhe e kuptojnë ai moment për ta, një minutë është fatal.
Anila Hoxha: E më pas nisin gjykimet në themel, ajo beteja gjyqsore mes akt ekpertizave nga njëra anë , dëshmive nga ana tjetër , por edhe domosdomërisë për të patur një deklaratë nga familjarët e të dëmtuarit .
Valdete Hoxha: Nuk është problem vetëm tek “po të fali se e ke kryer këtë vepër dhe ai thotë jam I penduar “por në fakt normalizimi ka të bëj edhe me mënyrën sesi e suporton , si ndikon kjo vepër penale tek personat edhe përsa I përket financimit që mund të bëjë personi përsa I përket dëmtimit të tyre.
Anila Hoxha: Cila është ajo deklaratë të dyshuari që ka bërë një aksident automobilistik dhe ka rrëfyer para gjykatës dhe ka kryer një deklaratë të gjatë që ju iu ka mbetur në mend?
Valdete Hoxha: Ka shumë raste që për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, parakalim të gabuar ose shpejtësi tej normave të lejuar kanë kryer një aksident. Kanë lënë gjurmë në jetën e tyre dhe sigurisht që pendimi është i thellë.
Anila Hoxha: Policia e Shtetit deklaron shifra të larta të të arrestuarve që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur veçanërisht në raste festash , kryesisht në fundjavë apo edhe në orët e mesnatës. Çfarë dëshmojnë para jush?
Valdete Hoxha: Isha në një festë familjare. Isha në një festë. Isha në një dasëm. Por natyrisht që mund të shkosh në festë , mund të shkosh në dasëm , mund të pish , por në asnjë mënyrë nuk duhet të pish dhe të ecësh përsonalisht me makinë . Më mirë të marrësh një taksi, sepse ai minutë është I pafalshëm si për personin që nget makinën ashtu edhe personin që mund të aksidentosh . Është fenomen shumë persona hipën në makinë në gjendje të dehur. Mund të pish edhe shumë pak. Nuk është e thënë.
Anila Hoxha: Zonja gjyqtare, cila është ajo grupmoshë e cila arrestohet më së shumti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor?
Valdete Hoxha: Grupmoshat janë të ndryshme, por në shumë raste janë edhe moshat e reja. Në fakt unë kam patur edhe një fatkeqësi familjare, pasi nipi im është aksidentuar. Dhimbja është jashtëzakonisht e madhe dhe nuk mund ta përshkruaj si humbjen e tij por dhimbjen që ndiejmë të gjithë familjarët(vëllait, kunatës, e cila nga dhimbja kunata humbi jetës fatkeqësisht nga kjo dhimbje e madhe. ). Ju bëj thirrje të gjithëve që kur të dalin me automjet ,të dalin të qetë , të ecin me kujdes dhe të zbatojnë deri në fund rregullat.
Anila Hoxha: Nga ana tjetër, është e vërtetë që kemi aksidente për faj të shoferit. Ka gjithashtu shumë akse rrugore janë të identifikuar zyrtarisht si “njolla të errëta” pra si vende për burim aksidenti. A keni shqyrtuar ju në trupat gjyqsore edhe cështje të tilla , ku është ngritur pretendimi se fajtor ishte rruga , ishin kushtet atmosferike . Ishte errësirë dhe rrugë ishte e pandriçuar?
Valdete Hoxha: Kemi patur disa raste kur në fakt sinjalistika e rrugës nuk ka qenë e mirë. Në vendet ku duhet të jetë sinjalistika , nëse rrugët janë duke ndërtuar duhet të ketë tabela që të bëhet e qartë duhet të ketë kujdes , duhet të ulni shpejtësinë , është një kthesë , është një rrugë në punim . Ka patur raste në fakt që nuk ka patur një sinjalistikë të tillë dhe ka patur raste që ka ndodhur edhe aksidente të tilla.Kështu që Autoriteti Rrugor duhet të marrë masa. Është e pafalshme që raste të tilla të ndodhin për shkak të sigurisë rrugore. Pra nuk është në nivelin e duhur, siguria e rrugës.
Anila Hoxha: Kemi parë që gjykata nuk bën asnjëherë pushim, as për festa e fundvitit. Madje edhe në datën 1 janar ka gjyqtarë, edhe në fundjavë ka gjyqtarë . Po ditët e para të vitit , kryesisht, të cilës kategori janë ata të dyshuar që vijnë për masa sigurimi personal ?
Valdete Hoxha: Më së shumti për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Ka edhe shumë pa patentë, përdorim i lëndëve narkotike dhe aksidente ka. Fundviti ka edhe aksidente.
Top Channel