Foto Ilustruese

Një aksion i mbrëmjes së djeshme nga komisariati i Maliqit ka rezultuar me arrestimin  e 4 të rinjve dhe procedimin e një shtetasi tjetër.

Sipas informacioneve, policia ka ushtruar kontroll në një lokal ‘play station’, i cili shfrytëzohej për baste sportive. Nga kontrollet e kryera, 4 të rinjtë në telefonat e tyre ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit duke vendosur skedina.

Ata u arrestuan, ndërsa pronari i lokalit do të procedohet në gjendje të lirë. Janë sekuestruar telefonat dhe materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Ky nuk është rasti i vetëm në Maliq, pasi disa aksione radhazi kanë rezultuar me arrestime të të rinjve lidhur me këtë veprimtari bastesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA