Katër shqiptarë të kërkuar për vepra penale në Greqi dhe Francë janë prangosur në Angli, shtet që e kishin e zgjedhur si vend-fshehje.

Nga dokumentet e gjykatës së ekstradimeve në Londër, Top Channel raporton se është arrestuar si i kërkuar nga Franca, Ergys Hysa, 30 vjeç.

Sipas mandatit europian të arrestit, ai kërkohet si i akuzuar për trafik njerëzish.

Një tjetër shqiptar i kërkuar nga Franca arrestuar në Angli është Alfred Krashi, 20 vjeç si përfshirë në trafik droge.

Ndërsa Almano Nanushaj, 32 vjeç, u prangos nga Metropolitan Police, pas një urdhër arresti lëshuar nga Greqia. Nanushaj, prej vitit 2018 ishte shpallur në kërkim për trafik droge.

Ilir Bodini, 42 vjeç, është një tjetër shqiptar që kishte zgjedhur Anglinë për ti shpëtuar drejtësisë greke. Ai akuzohet për tentativë vrasje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA