U arrestuan nga polica gjatë ditës së dytë të protestës, nis seanca për masat ndaj 55 protestuesve Analisti Milaim Zeka debatoi me gazetaren Juli Xhokaxhi për shkak të Asociacionit në Kosovë, të cilën kjo e fundit e kundërshton.
Sipas gazetares Asociacioni është një artificë për të kënaqur etjen e serbëve dhe për të mbajtur ndezur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Zeka e konsideron Asociacionin sëmundje për Kosovën dhe se është gjithmonë kundër tij.
Analisti u shpreh se kryeministri Albin Kurti nuk ka për ta dëgjuar këshillën e Washingtonit dhe BE-së, pasi sipas tij lideri nuk është i Kosovës por i rrjeteve sociale.
Debati i zhvilluar mes Milaim Zekës dhe Juli Xhokaxhi:
Juli Xhokaxhi: O Mialim ne e dimë shumë mirë që Asociacioni është një artificë për të kënaqur etjen e serbëve dhe për të mbajtur gjërat ndezur. Është artificë, e rëndësishme është që Kurti ta negociojë siç duhet.
Milaim Zeka: Pse Albin Kurti nuk është kurrë në nivelin e Ibrahim Rugovës dhe Hashim Thaçit? Shkurt po e them.
Juli Xhokaxhi: Mos bëj krahasime në kohë të ndryshme Milaim, të lutem. Janë dy epoka totalisht të ndryshme. Ka zë Kosova sot.
Milaim Zeka: O Juli a mua po mi tregon kohët?!
Juli Xhokaxhi: Ka zë sot.
Milaim Zeka: Cilin zë?
Juli Xhokaxhi: Është shtet mor burrë. Mos më krahaso momentin e Ibrahim Rugovës ishte luftë, ishte tjetër gjë.
Milaim Zeka: Tani Albin Kurti nëse tregohet burrë shteti dhe e dëgjon këshillën e Washingtonit dhe BE-së dhe e bën Asociocionin. Por ky nuk do ta bëjë sepse nuk është burrë shteti. KY është lider i rrjeteve sociale.
Juli Xhokaxhi: Milaim, për ty pse duhet të bëhet Asociacioni? Çfarë fiton Kosova nga Asociocioni?
Milaim Zeka: Unë kam qenë pro ndërrimit të kufijve, pro ndërrimit të territoreve. Unë jam gjithmonë kundër Asociocionit. Asociocioni është kanceri i shtetit të Kosovës.
Juli Xhokaxhi: Gabimi për mua i Kurtit është që ai e provokoi situatën me gjëra të vogla, me targat, me pjesën e zgjedhjeve. Provokimi ishte në mënyrën e gabuar, mund të kishte gjëra më të rëndësishme.
Top Channel