Rinovim i rëndësishëm te Real Betis. Klubi andaluzian ka zgjatur bashkëpunimin me Iscon deri në verën e vitit 2027.
Mesfushori me tipare sulmuese, u bë pjesë e skuadrës së Manuel Pellegrinit në muajin korrik, teksa qëndronte pa skuadër prej dhjetorit të vitit të kaluar.
31-vjeçari ka rigjetur formën e mirë në “Benito Villamarin”. Dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 3 gola dhe 4 asiste me kampionatit dhe Europa League.
Me anë të një komunikate në faqen zyrtare, Betis lajmëron tifozët në lidhje me rinovimin e Iscos, teksa shkruan: ‘Spektakli le të vazhdojë’.
Isco, një ndër lojtarët spanjollë më teknikë të brezit të tij, ka një eksperiencë të madhe. Me Realin e Madridit fitoi 19 trofe, mes tyre edhe 5 herë Champions League.
38 herë e ka veshur fanellën e kombëtares spanjolle, ndeshje gjatë së cilave ka shënuar 12 gola.
Top Channel