Inspektori që u konfliktua me të riun në qendër të Fierit, qëlloi me armën e shërbimit për vetëmbrojtje, sipas policisë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish-globi”, në qendër të qytetit. Zona ishte e bllokuar për qarkullim, me qëllim zhvillimin e një koncerti. Por 26-vjeçari Daniel Braçi që drejtonte një automjet tip “Volkswagen” tentoi të futej në rrugën e bllokuar, njofton policia.
Por, kur u kundërshtua nga patrulla e policisë, i riu qëlloi me grushte inspektorin Shkëlqim Jahelezi
Ky i fundit, në kushtet e vetëmbrojtjes, thotë policia në një njoftim zyrtar, qëlloi me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë 26-vjeçarin.
I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetët. Ndërsa polici, pasi mori trajtim policor, u shoqërua në Komisariat.
Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel