Protestave pro-palestineze në aeroportet kryesore të SHBA-së, arrestohen më shumë se 50 persona

28/12/2023 17:14

Policia arrestoi dhjetëra persona pasi zhvilluan protesta pro-palestineze, duke bllokuar trafikun në pistat e dy nga aeroporteve më të ngarkuara të SHBA-së.

Sipas raportimeve aeroportet e Los Angeles International dhe JKF të Nju Jorkut u përfshinë nga trazira nga protestuesit.

36 persona u arrestuan në LAX, sipas policisë, dhe 26 të tjerë u mbajtën në JKF. Ata u vunë në pranga dhe u vendosën në trotuar, të rreshtuar njëri pas tjetrit.

Protestuesit hodhën në tokë një oficer policie, përdorën mbeturina ndërtimi, shenja rrugore, degë pemësh dhe blloqe betoni për të penguar” një rrugë që të çonte në aeroport “ndërsa sulmonin kalimtarët e pa përfshirë në automjetet e tyre”, njoftoi policia e amerikane.

Top Channel