Kosova mes krizave dhe BE-së/ Ish-ambasadori në “Top Story”: Vuçiç kërkon të fitojë kohë, nuk ndryshojë

28/12/2023 21:22

Ish-ambasadori Agim Nesho diskutoi në “Top Story” për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, duke u ndalur tek strategjia politike e presidentit Aleksandar Vuçiç.

Ai shprehu mendimin e tij në lidhje me veprimet e presidenti serb, për të cilin Nesho tha se zgjedhjet i kërkoi për të fituar kohë.

Ndër të tjera ish-ambasadori theksoi se Aleksandar Vuçiç bëhet entuziast për ndryshimet që ndodhin në zgjedhjet në SHBA.

“Vuçiç është një politikan me plot eksperiencë dhe kërkon të fitojë kohë. Nuk është e rastësishme që në një periudhë të shkurtër kohe kërkoi zgjedhje. Dhe zgjedhjet elektorale i ka kërkuar gjithmonë atëhere kur ka dashur jo vetëm të kërkojë kohë por edhe të shohë prespektivën ose në pritje të ndryshimeve gjeo-poltike nëpër botë.

Nuk është ndonjë sekret, ai ka thënë që në krye të herës se gjatë administratës së Biden ne nuk do të presim asgjë. Pritjet në ndryshimet në zgjedhjet në Amerikë i bën entuziastë Vuçiçin. Vuçiç nuk do të ndryshojë për arsye se është pozicioni i tij mes perëndimit dhe Lindjes”, tha Nesho.

 

 

Top Channel