Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla.

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë të  u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.

Alla u dënua me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.

SPAK ka provuar se Alla dhe nëpunësit e tjerë të Bashkisë Bulqizë kanë abuzuar me tenderin “Ndërtimi i rrjetit të furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”. Tenderi kapte vlerën e 322 milionë e 439 mijë lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA