Kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj prezantuan Shërbëtorin Publik të Inteligjencës Artificiale, Asistenti Virtual 1.0 i çdo qytetari në e-Albania.

Rama prezantoi edhe krijuesin e këtij asistenti, Eno, për të cilin tha se është koka e gjithë punës të tipit të AKSH-it për Inteligjencën Artificiale”. “Ka mbaruar studimet në një nga shkollat më të mira. Ka vendosur të vijë në Shqipëri pavarësisht ofertave të shumta atje”, tha kryeministri.

“Për mua vetë është një gjë e pabesueshme që jemi në këtë fazë shumë të rëndësishme të ndryshimit. Prezantojmë sot asistentin e inteligjencës artificiale, për të lehtësuar dhe shpejtuar ndërveprimit të qytetarëve me shtetin.

Nisim bashkëpunimin që do ju mundësojë përgjigje të shpejta dhe të qarta. Është udhërrëfyesi dhe ndihmësi juaj në çdo kohë, sepse nuk ka orar. Ai do t’ju përgjigjet menjëherë. Interesi por edhe kurioziteti i të gjithëve të jetë në rritje dhe çdo qytetar. Pyetet që do t’i bëni do të na ndihmojnë ta bëjmë më të zgjuar. E kemi trajnuar edhe me bashkëpunimin e Microsoft, por do përmirësohet me pyetjet tuaja.

Vendosim limitet e shpejtësisë dhe lidhim edhe rripin e sigurimit. Shumë shpejt do të miratojmë edhe rregullat të përdorimit etik, prandaj nuk duhet të shqetësoheni por duhet të merrni më të mirën, si vendet e tjera.

Agjenti 2.0 do të realizohet brenda viti të ardhshëm, më zë dhe figurë. Ky asistent do të bëhet zëri më i dashur për qytetarët”, tha drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj.

Pyetjet që mund ti bëjmë: “Si ta marr certifikatën e pronës time? A kam detyrime të papaguara? Si mund të aplikoj për pasaportë apo kartë identiteti?”

Asistenti shpjegon hap pas hapi të gjitha procedurat që i nevojiten qytetarit. Duke bërë pyetjen, asistenti të tregon edhe linqet përkatëse, ku duhet të klikojmë për të marrë informacionet që duam.

“Çfarë pamë është një dëshmi e qartë që teknologjia na ofron dhe na e bën jetën më të lehtë më të thjeshtë. Është një hap i madh që asnjë qytetar nuk ndihet i lënë pas”, Karçanaj.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA