Video/ Dorëhiqet ministri i jashtëm pas pamjeve me tufa dollarësh si rryshfet në tavolinë

27/12/2023 17:23

Stanley Kakubo është detyruar sot të japë dorëheqjen si ministri i jashtëm i Zambias pas regjistrimeve në video duke marrë tufa parash nga një biznesmen kinez i minierave.

Pamjet janë relativisht të qarta dhe ministri nuk ka mohuar se ishte ai në video.

Zyrtarët vendas thanë se Kakubo përballet tashmë me akuza “transaksione dashakeqe biznesi” ndërsa deklaroi vetëm se është dorëhequr që qeveria “të mos humbasë vëmendjen” nga zhurma e skandalit në media.

Në video shihen dy burra të ulur në tavolinë teksa numërojnë para të mbledhura në tufa të rregullta parash, si dollarë amerikanë ashtu dhe kuaça të Zambias.

Fytyrat e tyre nuk duken por spekulime të shumta në media kanë bërë të qartë se ata janë ministri Kakubo dhe një biznesmen kinez.

Në imazhe të paverifikuara në rrjetet sociale thuhet se $100,000 ishin “këmbyer” mes ministrit të Zambias dhe një biznesmeni minierash nga Kina, ndërsa të tjera raportime thonin se rryshfeti për kontratën e shfrytëzimit të minierave arrinte në $200,000.

Në letrën e tij të dorëheqjes Kakubo nuk mohonte autenticitetin e videos por shkruante se ishte viktimë e “pretendimeve dashakeqe për një transaksion mes biznesit familjar dhe një partneri, me të cilin ka lidhje të mira.”

Kjo është hera e dytë që Kakubo e gjen veten në një skandal korrupsioni teksa dhe vitin e kaluar u akuzua se kishte marrë rryshfet nga një kompani kineze çimentoje në këmbim të lejeve e kontratave.

Kompanitë kineze janë investitorë të mëdha në Zambia, ashtu si në vende të tjera të Afrikës qendrore.

Ambasada kineze ka thënë në 2022 se rreth 600 biznese kineze kanë investuar rreth 3 miliardë dollarë në Zambia. Por shpesh aktivitetet e grupeve kineze janë shoqëruar me akuza abuzimesh dhe skandalesh korrupsioni.

Kakubo është ministri i parë që dorëhiqet që prej ardhjes në pushtet të kryeministrit Hakainde Hichilema në gusht 2021./BBC/

FOTO GALERI
1/3
Stanley Kakubo është detyruar sot të japë dorëheqjen si ministri i jashtëm i Zambias pas regjistrimeve në video

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA