Çështja “Berisha”/ Juristi: Prokuroria shfrytëzoi një paqartësi! Babaramo: Ish-kryeministri ta lërë partinë të funksionojë pa atë fizikisht

26/12/2023 22:46

Juristi Jordan Daci pjesë e panelit të “Top Story” tha se pokuroria shfrytëzoi një paqartësi të kodit të procedurës për të shmangur dërgimin në parlament të çështjes ndaj ish-kryenministrit Sali Berisha.

“Prokuroria ka shfrytëzuar një paqartësi të kodit të procedurës për të shmangur dërgimin në parlament. Taktikë e hetimit, për mua gjykata duhet t’i thotë stop, siç kanë avokatët, kanë edhe prokurorët taktika”, tha Daci.

Nga ana tjetër gazetari Ilir Babaramo tha se Berisha tashmë duhet të veprojë që partia të funksionojë pa të fizikisht.

“Pak rëndësi ka do të ketë policë tek dera, kam përshtypjen që ça fati do të ketë opozita, gjithë aktorët që kërkojnë largimin e kësaj qeverie, Berisha duhet të veprojë për të lënë partinë të funksionojë pa atë fizikisht në zyrë. Këta faktorë të evidentohen, cilat janë rrugët, ça i kanë penguar, sistemi zgjedhor që ka bërë të mundur fragmentarizmin e kundërshtarëve të qeverisë. Thonë nga vjeshta do të kemi bashkëqeverisje, po krijohet një iluzion sikur do të ketë bashkëqeverisje mes Bashës, Ramës, një iluzion”, tha Babaramo.

“Këto i nxjerr doktori”, tha Mërtiri.

“Gjithkush duhet ta thotë qartë, aty ku bëhet reforma zgjedhore, aty ku përcaktohen rregullat e lojës”, theksoi Babaramo.

Top Channel