Banorët e Sheqerasit në protestë! Kundërshtojnë ngritjen e një plantacioni me mollë dhe luleshtrydhe

26/12/2023 13:52

Banorët e Sheqerasit në Maliq kanë protestuar për shkak se kundërshtojnë investimin strategjik për ngritjen e një plantacioni me mollë dhe luleshtrydhe. 

Sipas tyre, projekti i investimit strategjik “Plantacioni Mollë & Luleshtrydhe Sheqerasi” do të zhvillohet nga subjekti investues, shoqëria “Green Nature 17 shpk”, duke zënë një sipërfaqe prej 180 ha, në pronësi të ministrisë së Bujqësisë, por në të vërtetë sipërfaqja që po shfrytëzohet është mbi 300 ha dhe janë zaptuar edhe tokat e fermerëve të cilët janë të pajisur me AMTP.

Krahas zaptimit me tokat e tyre, fermerët thonë se shumë prej tyre i kanë shfrytëzuar këto toka duke i marrë me qira, por pas përfundimit të kontratave ato nuk u janë rinovuar më, duke i përjashtuar nga çdo mundësi për t’i punuar ato.

Top Channel