Dy plagosje në më pak se një orë/ 35-vjeçari në Fushë Mamurras qëllohet disa herë me thikë pranë…

25/12/2023 22:05

Një person rreth 35 vjeç është qëlluar disa herë me thikë pranë banesës së tij në Fushë Mamurras.

35-vjeçari është dërguar me urgjencë në  Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, ndërsa policia e Kurbinit ndodhet në vendngjarje. Ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes dhe personat që kanë kryer plagosjen.

Rreth një orë më parë, një person u plagos me thikë në qytetin e Shëngjinit një person ende i paidentifikuar.

Gazetarja Brixhilda Deda raporton se i plagosuri është paraqitur vetë pranë spitalit të Lezhës, por për shkak të plagëve të marra është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka nisur si një konflikt i çastit mes disa personave, ndërkohë që ende nuk është bërë publik identiteti i të plagosurit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA