Sulmi sjell fitoren, Juventusi thyen Frosinonen dhe i bën presion Interit

23/12/2023 14:37

Juventusi kalon me sukses pengesën Frosinone, kundërshtar të cilin e mposhti 1-3.

Skuadra e Max Allegrit e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të 18-vjeçarit Kenan Yildiz (12’). Sulmuesi turk shënoi një gol tepër të bukur në ndeshjen e parë si titullar me rekordmenët e futbollit italian.

Vendasit barazuan rezultatin në fillimin e pjesës së dytë me anë të Jaime Baez Stabile (51’), i cili iu shkëput bukur mbrojtjes bardhezi. Gjithsesi, “Zonja” gjeti golin e fitores me Dusan Vlahovic nëntë minuta përpara fundit. Sulmuesi i ardhur nga stoli, realizoi me kokë pas krosimit të Weston McKennie.

Ky i fundit u ndal nga traversa pak minuta më parë. Vlahovic realizoi sërish një minutë përpara fundit, por goli u anulua nga VAR-i. Juventusi ngjitet në kuotën e 40 pikëve, duke e shkurtuar në një pikë distancën me Interin kryesues.

Që pret Leccen në “San Siro” (SuperSport 3, 18:00). Marvin Çuni e ndoqi gjithë takimin nga pankina për Frosinonen, që mbetet në kuotën e 19 pikëve.

Serie A

FROSINONE-JUVENTUS 1-2 (Baez 51′ / Yildiz 12′, Vlahovic 81′)

81′ Dusan Vlahovic realizon me kokë, gol që i dhuron fitoren Juventusit.

Goli i dytë i JUVENTUSIT

51′ Uruguaiani Jaime Baez Stabile, i ardhur nga stoli, shënon golin e barazimit. Duke ndezur festën në stadium.

Goli i FROSINONES

12′ 18-vjeçari turk Kenan Yildiz shënon një gol shumë të bukur në ndeshjen e parë si titullar me Juventusin.

FORMACIONET ZYRTARE

Pasi mposhti 0-4 Napolin në “Diego Maradona” dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë, Frosinone do të tentojë të marrë pikë edhe përballë Juventusit.

Skuadra e Eusebio Di Francesco pret bardhezinjtë e Max Allegrit në “Benito Stirpe”, sfidë që fillon në orën 12:30 dhe vjen live në SuperSport 2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA