Gol dhe festë si Del Piero, Yildiz: Dua titullin me Juventus, frymëzohem nga Messi

23/12/2023 16:14

Juventus u rikthye te tre pikët në kampionat me bardhezinjtë që mposhtën në transfertë Frosinonen me shfrat 2-1.

Një nga autorët e golave për “Zonjën e Vjetër” ishte Kenan Yildiz, me turkun që për herë të parë luante si titullar me Juventusin.

Megjithatë, sulmuesit 18-vjeçar i mjaftuan vetëm 12 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës, madje duke shënuar një supergol pasi shmangu me një lëvizje tre mbrojtës kundërshtarë. Nuk mungoi edhe festa “alla” Del Piero e Yildiz që pas ndeshjes së fituar theksoi se te Juventus synim është titulli kampion.

“Për mua ishte një kënaqësi shumë e madhe, akoma nuk e kam kuptuar të gjithë atë që ka ndodhur në këtë 90 minutësh. I falenderoj të gjithë, padyshim Allegrin që është një trajner i madh dhe që unë i detyrohem shumë. Kur më tha të prisja flokët nuk e mendova dy herë sepse ai është shefi. Festa? Eh, vjen si një frymëzim nga Del Piero, një legjendë e Juventusit.

Kur e mora vesh se do të luaja titullar? Allegri ma tha një ditë më parë pas problemit të Chiesës, pastaj ma konfirmoi pak para ndeshjes. Isha i shokuar. Në fushë unë frymëzohem nga emra si Zidane, Del Piero apo Messi”, u shpreh Yildiz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA