
25/02 09:55
Teuta kryen me sukses transferimin e parë të merkatos dimësore teksa nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, bën të ditur marrëveshjen me Elmando Gjinin.
Ky i fundit aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit teksa mbërrin në Durrës nga Italia, aty ku më parë ishte pjesë e moshave të Genoas ndërsa më herët ka luajtur edhe në Suedi me klubin e IF Brommapojkarn.
Vlen të theksohet se Gjini është pjesë edhe e Shqipërisë U21 të Alban Bushit duke koleksionuar tre paraqitje me fanellën e kuqezinjve. Pak ditë më parë, Teuta njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me mbrojtësin Ardit Iljazi, por që bregdetarët lëvizën shpejt dhe e gjetën menjëherë zëvendësuesin duke firmosur me Gjinin.
Top Channel