Zbërthimi i komunikimeve në rrjetin SKY po hedh dritë mbi vepra penale të kryera nga personat që kanë komunikuar në këtë rrjet.
Konkretisht SPAK ka zbuluar se një personazh i njohur i botës së krimit si Kep Arapi në bashkëpunim me nipin Gert Arapi dhe punonjësin e policisë Dedan Gjoni kanë tentuar të kryejnë një vrasje.
Hetimet e nisura 1 vit më parë treguan se bëhet fjalë për eleminimin e Xhevdet Plakut me të cilin Rexhep Arapi ishte në një konflikt që prej vitit 2014 kur iu vra në Itali i vëllai Sali Arapi dhe i dyshuar ishte pikërisht objektivi i cili nga gjykata italiane kishte marrë pafajsinë.
Vrasja e cila mbeti vetëm tentativë u porosit Holanda nga një person i identifikuar si Devi Gjermëni i cili po gjatë këtij mëngjesi u arrestua në Limburg, Holandë falë bashkëpunimit të autoriteteve.
Eleminimi dyshohet se është kërkuar për shkak të konflikteve që burojnë nga trafiku i drogës në Holandë. Xhevahir Plaku i cili njihet dhe me emrin Akil dhe mbajtës i më shumë se 20 identiteteve ka pasur rrjetin e tij kriminal në holande ku lëvizte më dhjetëra kilogramë kokainë. Në 2018 ai u arrestua se bashku me 53 persona të tjerë për këtë vepër penale.
Ndonse problemet me drejtësinë i kishte mbyllur, ai kishte hesape të hapura me kundërshtarët të cilët kishin përdorur Dedan Gjonin atëherë shef në Shijak për të marrë informacion për ta elemknuar.
Edhe më herët Dedan Gjoni e ka kryer këtë vepër penale kur i jepte informacion Ismail Zeneljt për vrasjen e vëllezërve Nela, vepër penale për të cilën u arrestua nga SPAK së bashku me ish zv. drejtorin e Policisë Tiranë Erzen Breçani si pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga Ervin Mata dhe Eralbi Breçani. Në burg atij ju komunikua akuza dhe për këtë vepër penale.
Mëngjesin e ksaj të premte RENEA së bashku me Forcat e Sigurisë Kombëtare ndërhynë në Sukth ku kryen arrestin e Rexhep Arapit i cili ndodhej në arrest shtëpie, pasi ishte arrestuar më herët për armë pa leje dhe të nipit të tij.
Por kush është ‘Kep Rapi’?
Rexhep Rrapi ka tentuar të vrasë xhevdet Plakun, i cili në 2014 dyshohet se ka vrarë Sali Rrapin. Pavarsisht se ka marrë pafajësi nga autoritëtet italiane, mes Arapit dhe Plakut kishte një konflikt që buronte nga konfliktet për trafikun e drogës. Plaku ka qenë pjesë e një grupi kriminal në Holandë ku transportonte kokainë me sasi të mëdha. Ai u arrestua në 2018 së bashku me 53 persona të tjerë.
Rrapi gjithashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në një tentativë vrasje së bashku me ish-shefin e komisariatit nr.6 në Tiranë, Dedan Gjoni. Grupi kriminal që bashkëpunoi me Gjonin, dyshohet se ka tentuar të vrasë kreun e grupit të drogës, Xhevdet Plaku në Holandë, i cili njihet edhe me nofkën “Akili”.
Gjithashtu në kuadër të operacionit është arrestuar edhe nipi i tij dhe një ish-punonjës policie. Dedan Gjoni është në akuzë nga SPAK për ‘Trafik narkotikësh’, ‘Grupi i strukturuar kriminal’, ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal’, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe ‘Shpërdorim detyre’.
Emri i Dedan Gjonit gjithashtu doli në sagën e përgjimeve nga aplikacioni ‘Sky’ të grupit kriminal që ra në rrjetën e SPAK, duke ‘fundosur’ 11 persona, mes tyre edhe Erzen Breçanin. Personat komunikonin përmes aplikacionit për trafikim kokaine, planifikimeve për vrasje, larje hesapesh dhe jo vetëm.
Pas zbardhjes së përgjimeve për porositjen dhe transportimin e kokainës nga Brazili drejt BE-së, planifikimin e vrasjes së vëllezërve Nela, në dritë del edhe rasti kur kërcënohet një punonjës i Shërbimit Informativ. Grupi komunikonte me telefona të posaçëm, por disa prej celularëve u kapë në doganë.
Dedian Gjoni në përgjimet e “Sky”, gjurmonte vëllezërit Nela
Më datë 7 shkurt 2021 Artan Sulejmani kërkon të takojë Gjonin: “Shife ma bën një takim me atë qerosin o djalok se dua ta takoj. Foli njëherë të dalë e të më takojë patjetër, hajd. Ndaç po qe të puna në Elbasan”. Ndërkohë Zeneli ka vënë në dijeni Ajetin se do të takojë një punonjës policie për të marrë informacion dhe Bujari kërkon të dijë se çfarë ka mësuar.
Më 8 shkurt, Ismail Zeneli komunikon me Dedan Gjonin ku i kërkon të dhëna lidhur me targat e makinave të vellezërve Nela. Dedan Gjoni me kodin DMi6CF i shruan përdoruesit JTDOFN, i identifikuar si Artan Sulejmani. Ky i fundit kërkon edhe një patentë për mjete lundruese, me të cilën do merret Dedan Gjoni.
“Bëje foton për pass… De ta bëjmë patentën” dhe më vonë i shkruan “Çkemi kapiten….”- duke i konfirmuar se patenta është gati.
Më 9 shkurt Ismail Zeneli dhe Bujar Ajeti shkojnë në Elbasan të takohen me Dedan Gjonin, i cili në atë periudhë ka qenë i punësuar në Drejtorinë Vendore të policisë së Elbasanit. Zeneli ka hyrë në zyrën e Dedan Gjonit dhe ka marrë informacion nga TIMS lidhur me vëllezërit Nela.
Në bisedat në vijim, ata i vihen pas motrës së vëllezërve Nela, pasi zbuluan se kjo e fundit kishte shkuar në Kukës dhe përmes saj, mund të zbulonin edhe vendndodhjen e shënjestrave. Më 18.02.2021 në orën 10:14:43, Bujar Ajeti komunikon me Ismail Zenelin dhe i kërkon që të komunikojë më shpesh me Dedan Gjonin.
“Lidhu sa ma shpesh me atë policin…Të na tregojë. Ky i martumi ka rrezik vjen ma shpesh”-thuhet në dosjen e përgjimeve.
“Kemi gjë ne terezi…Ore këtë do e mbaroj unë…Pa merak. Ishalla na shkon mbarë”-thotë Gjoni duke iu referuar gjetjes së adresave.
Më 20 shkurt Dedan Gjoni komunikon me Ismail Zenelin ku diskutojnë rreth adresës së bashkëshortes së njërit prej vëllezërve Nela. Më pas Dedan Gjoni dyshohet se i tregon për një lajm ku janë kapur rreth 2-3 ton kokainë.
Top Channel