Të rejat para Juventusit, Di Francesco: Ibrahimovic me grip, rikuperojmë Çunin

22/12/2023 19:37

Pas ndalesës në Genoa, Juventusin e pret sërish një tjetër transfertë, këtë herë përballë Frosinones së shqiptarëve, Marvin Çuni e Arijon Ibrahimovic.

Tekniku i Frosinones, Eusebio Di Francesco në konferencë për shtyp bëri të ditur se Ibrahimovic është me gjendje gripale dhe në dyshim për ndeshjen me bardhezinjtë ndërsa theksoi se Çuni është rikuperuar duke qenë se sulmuesi nuk ishte pjesë e skuadrës në dy ndeshjet e fundit.

“Ibrahimovic është me gjendje gripale dhe të them të drejtën nuk duket mirë. Nga ana tjetër kemi rikuperuar Marvin Çunin. Do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe, skuadra ka entuziazëm, por nuk duhet të harrojmë se rezultatet pozitive vijnë prej përulësisë.

Allegri? E njoh prej kohësh dhe kam shumë respekt për të. Ajo që na diferencon është dialogu dhe marrëdhënia me lojtarët. Ai e sheh futbollin në një këndvështrim të ndryshëm nga unë, por sa mirë që është kështu sepse përndryshe do të ishim të gjithë njësoj dhe pastaj do të ishte shumë e mërzitshme”, u shpreh Di Francesco.

Ndeshjen mes Frosinone dhe Juventus mund ta ndiqni të shtunën në SuperSport 2 duke nisur prej orës 12:30.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA