LIVE/ Rikthehen incidentet në bulevard, protestuesit hedhin molotovë, gurë, djegin karrigen para kryeministrisë. Policia përgjigjet me ujë
30-vjeçari me inciale E. K., është vënë në pranga, pasi iu gjetën doza kokainë që i mbante me vete dhe në automjet.
Në vijim të megaoperacionit “Tempulli” i arrestuari u kap në flagrancë në lagjen “8 Shkurti” në qytetin e Fierit.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin e 30-vjeçarit, u gjetën një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, me qëllim shitjen.
Policia sekuestroi dozat, paratë që dyshohet se ishin përfituar nga veprimtaria e paligjshme, automjetin me të cilin kryhej shpërndarja dhe pesë celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel