Lautaro ndalet pas 89 ndeshjesh, ja kur pritet rikthimi në fushë

22/12/2023 19:20

Frika konfirmohet në shtëpinë zikaltër. Lautaro Martinez do të qëndrojë jashtë fushe për dy impenjimet e fundit të vitit, për shkak të problemit muskulor që e detyroi të dilte nga loja të mërkurën mbrëma kundër Bolonjës.

Siç nënvizohet në komunikatën zyrtare të klubit zikaltër, ekzaminimet e detajuara të zhvilluara në klinikën Humaintas kanë evidentuar një lodhje muskulore në muskujt e brendshëm të kofshës së këmbës së majtë, por gjendja e argjentinasit do të rivlerësohet në ditët e ardhshme për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

Inzaghit do t’i duhet të bëjë pa bomberin e tij për sfidën e ardhshme të kampionatit kundër Leçes, dhe me siguri edhe për atë pasardhësen kundër Genoas, impenjimi i fundit zyrtar i 2023.

Shpresat janë për ta rikuperuar në kohë për takimin e 6 janarit kundër Veronës, por stafi mjekësor i zikaltërve do ti ketë idetë më të qarta në ditët e ardhshme.

Për momentin Lautaro do të zhvillojë një program specifik rikuperimi. Dëmtimi i fundit i argjentinasit datonte 2 vjet më parë, në dhjetorin e 2021 dhe që atëherë sulmuesi ka luajtur 89 ndeshje radhazi me fanellën zikaltër…/ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA