Juventus kërkon rikthimin te fitorja, Allegri njofton mungesën e rëndësishme në sulm

22/12/2023 15:51

Juventus do të kërkojë rikthimin te fitoja në kampionat, teksa mesditën e të shtunës do të sfidojë Frosinonen në transfertë.

Trajneri Massimiliano Allegri doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ndër të tjera njoftoi edhe një mungesë të rëndësishme në kampin bardhezi.

“Ndaj Frosinones kemi vetë Milik, Vlahovic dhe Yildiz në sulm, pasi Chiesa do të mungojë për një problem muskulor. Kemi rikuperuar edhe Weah, por nuk i ka ende 90 minuta në këmbë, ndaj nuk e kam vendosur nëse do ta aktivizoj apo jo nga fillimi”, u shpreh trajneri i Juventusit.

Bardhezinjtë duan të ndjekin ritmin e Interit, për të mos lënë zikaltrit të shkëputen edhe më shumë në krye, teksa Allegri pranon vështirësinë e transfertës, por shprehet optimist për marrjen e tre pikëve.

“Duhet të marrim tre pikët, por e dimë që është një transfertë e vështirë, përballë një skuadre me element cilësorë dhe që luan futboll të bukur. Dua tre pikët, por jo për titullin, pasi objektivi ynë është zona Champions dhe duam ta sigurojmë sa më shpejt të mundemi”, u shpreh trajneri bardhezi./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA