Në konfliktin që ka degraduar në përdorimin e thikave në Shkodër janë përfshirë dy adoleshentë.

Të dëmtuar me thikë e kaçavidë kanë mbetur një 13-vjeçar dhe një 15-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në në afërsi te stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa janë ende të paqarta arsyet e kësaj plagosjeje.

Policia ka mbërritur ne vendngjarje dhe nga informacionet paraprake dyshohet si një grindje e çastit në rrugë.

Ndërkohë autori i dyshuar, E. K., rreth 14 vjeç është shpallur në kërkim.

Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit janë dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon kontrolli i zonës, për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA