Gjykata Europiane i hap rrugë krijimit të Superligës, reagojnë UEFA dhe FIFA: Pranojmë gabimet por…

21/12/2023 14:14

FIFA dhe UEFA dalin “zbuluar” pranojnë boshllëqet por jo krijimin e Superligës Evropiane.

Vendimi i Gjykatës Evropiane i hap rrugë krjimit të Superligës, e iniciuar nga tri klubet më të mëdha evropiane Juventusi, Real Madrid dhe Barcelona. Gjykata Evropiane me vendimin e saj thotë se  FIFA dhe UEFA kanë vepruar në mënyrë të paligjshme në bllokimin e krijimit të Superligës Evropiane duke konstatuar “boshllëqe” dhe “shpërdorim të pushtetit dominues”.

Pas këtij vendimi vjen dhe reagimi i FIFA-s dhe UEFA-s që në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian mbi Superligën, janë më të bashkuar se kurrë.

UEFA përmes një deklarate ka komentuar dënimin dhe përkufizimin e “shpërdorimit të pushtetit dominues” që i është atribuuar nga Gjykata e Drejtësisë vetë UEFA-s dhe FIFA-s.

“UEFA merr parasysh vendimin e dhënë sot nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në rastin e Superligës Evropiane”.

Siç specifikohet në shënimin e UEFA-s, vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në fakt nuk e autorizon krijimin e Superligës.

“Ky vendim nuk nënkupton një miratim ose vërtetim të të ashtuquajturës “Superligë”, përkundrazi, ai nënvizon një boshllëk paraekzistues në kuadrin e parautorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik që tashmë është njohur dhe trajtuar në qershor 2022. UEFA ka besim në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja, dhe veçanërisht në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse evropiane”.

Më pas UEFA përsëriti angazhimin e saj për organizimin dhe krijimin e një modeli sportiv evropian të saktë dhe të pazëvendësueshëm.

“UEFA mbetet e vendosur në angazhimin e saj për të mbështetur piramidën evropiane të futbollit, duke siguruar që ajo të vazhdojë t’u shërbejë interesave më të gjera të shoqërisë. Ne do të vazhdojmë të formësojmë modelin sportiv evropian kolektivisht me shoqatat kombëtare, ligat, klubet, tifozët, lojtarët, trajnerët, Institucionet, qeveritë dhe partnerët e BE-së. Ne besojmë se piramida e futbollit evropian me bazë solidariteti, të cilën tifozët dhe të gjithë aktorët e kanë deklaruar si modelin e tyre të pazëvendësueshëm, do të ruhet nga kërcënimi i përçarjes me një pjesë të ligjeve evropiane dhe kombëtare”.

Nga ana tjetër reagimi i FIFA-s ishte më e rezervuar.

“FIFA ka marrë parasysh vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në lidhje me Kompaninë Evropiane të Superligës SL. FIFA do të analizojë vendimin në koordinim me UEFA-n, konfederatat e tjera dhe shoqatat anëtare përpara se të bëjë komente të mëtejshme. Në përputhje me statutet e saj, FIFA beson fort në natyrën specifike të sportit, duke përfshirë strukturën piramidale – e cila bazohet në meritat sportive – dhe parimet e ekuilibrit konkurrues dhe solidaritetit financiar. Futbolli ia detyron historinë e tij të gjatë dhe të suksesit parimeve të lartpërmendura, të cilat FIFA, konfederatat dhe shoqatat anëtare do të vazhdojnë t’i promovojnë në të ardhmen, në interes të të gjithë tifozëve të futbollit në mbarë botën.”

Krijimi i Superligës kërkuar nga tre kubet më të mëdha evropiane synon grupimin e ekipeve më të forta evropiane. Kjo do të krijonte një lloja pavarësie të

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA