Diskutimet për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe/ Pse opozita nuk u takua me presidenten Osmani?!

19/12/2023 21:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën ftoi partitë opozitare në takim për të marrë komentet e tyre për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Përveç kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ajo nuk takoi liderët e AAK-së dhe PDK-së. Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nuk u takua me presidenten, pasi kjo e fundit u vonua në takim.

“Kryetari Ramush Haradinaj si dhe Sekretari i Përgjithshëm Muharrem Nitaj ishin në Presidencë në orarin e përcaktuar nga Presidentja Osmani, por fatkeqësisht Presidentja nuk respektoi orarin e caktuar nga vetë ajo dhe për këtë arsye takimi nuk është realizuar”, u tha nga partia opozitare.

Ndërkohë, arsyet e mostakimit me Osmanin i tregoi edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Nuk besoj që na takon neve si liderë politikë që të lëshohemi në rolin e analistëve dhe të diskutojmë se çka është mirë dhe çka është keq, pa pasur mundësi që ta afektojmë në çfarëdo formë një rezultat ndërlidhur me çështjen e draft-statutit të Asociacionit”.

Sipas tij, së pari Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të tregojë për qëndrimet e tij për draftin e Asociacionit të propozuar nga pesëshja diplomatike.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar gjatë së hënës vetëm kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhikun i cili ka shpreh shqetësimin për nivelin ekzekutiv që krijon brenda shtetit ky draft.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA