Dy ish-ministrat e punëve të jashtme Paskal Milo dhe Aldo Brumçi, së bashku me ish-zëvendës ministren Edith Harxhi, analizojnë për Top Channel, zhvillimet me të fundit nga Brukseli për avancimin e vendit tonë drejt BE-së.

“Nga rezultatet që u arritën në Bruksel nuk mund të them se ka një tablo optimiste, sepse Shqipëria priste që të hapeshin negociatat për kapitujt e parë në integrimin europian të saj, por për fat të keq nuk u hapën apo u caktua datë konkrete. Kundrejt pritshmërive që ekzistonin në opinion nuk u arrit dhe kemi një ngecje që është për të ardhur keq”, tha Paskal Milo.

“Padyshim është një lajm jo i mirë. Është një situatë që vijon prej një kohe të gjatë. Mos të harrojmë se kemi hyrë në vitin e 11 të qeverisjes të zotit Rama dhe kjo është periudha me mungesën më të madhe të përparimit të Shqipërisë në integrimin europian. Tek teksti përfundimtar që u bë publik vihej theksi tek nevoja për një dialog konstruktiv në parlament patjetër. Këto kapituj që lidhen me funksionimin e institucioneve demokratike nuk do të mbyllën deri sa të jetë negociuar gjithçka. Pra nuk është diçka që ti e kalove klasën. Jo. Do jesh në mbikqyrje gjithë kohës”, tha Aldo Bumçi.

“Kjo në një farë mënyre është një hap pas në të gjithë procesin në momentin që ne shpresonim se Shqipëria do të kishte një dritë jeshile. Po të vinte re, deklarata niste me kërkesën e liderëve të BE dhe vendeve anëtare përsa i përket dialogut mes palëve politike në Shqipëri që tregon se ka një interesim në BE për të parë politikën në Shqipëri që të prodhojë politike e jo antipolitikë siç është tani aktualisht”, tha Edith Harxhi.

Për pengesën greke ndaj Shqipërisë ish-shefat e diplomacisë shqiptare e shikojnë atë në këndvështrime të ndryshme.

“Çështja Beleri si duket i ka interesuar palës greke qeverisë greke dhe kjo duket qartë në mesazhin deklaratën e përfaqësuesit grek kryeministri grek në këtë rast ka bërë përpara vendeve anëtare të BE-s dhe është një çështje që do ta mbajë pezull për një kohë të gjatë”, analizon Harxhi.

“Për rrjedhojë ishte i parashikuar vendimi Greqisë dhe nuk pati ndonjë element të ri që të vinte në dyshim këtë qëndrim të sajë. Besoj se ka krijuar tashmë një situatë të tillë që çështja e perspektivës së Shqipërisë për në BE përkohësisht të ngecet”, shtoi Paskal Milo.

“Ne kemi një dekadë dhe Greqia nuk na ka vendosur kurrë veto në këtë rrugëtim tonin. Unë uroj që Greqia mos të vendosi kusht sepse zoti Rama është personi më i interesuar për një kusht grek. Uroj që zoti Rama mos të ketë mundësi të fshihet pas vetos greke dhe të përballet me atë që e ka kthyer këtë vend në regjim autoritar”, u shpreh Aldo Bumçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA