Një person është arrestuar në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar kundrejt pagesës 500 euro për person emigrantë nga vendet e treta, për të kaluar ilegalisht në vendet e BE-së.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, blutë e Gjirokastrës kanë arrestuar një 22-vjeçar me inicialet A.D..
I riu po transportonte nga Shkodra në drejtim të Greqisë, 4 emigrantë nga vendet e treta për të kaluar kufirin. Ai u ndalua dhe arrestua në aksin “Gjirokastër-Kakavije”, ndërkaq në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan automjeti tip “Mercedes Benz”, me të cilin transportoheshin emigrantët, dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel