Jo vetëm për pushime dhe punë, por italianët e gjejnë veten të përfshirë dhe në ndërtimin e lidhjeve ekonomiko-kulturore mes qyteteve të dy vendeve fqinje.

Alesandro është një gazetar, ndërsa Rafaela, një arkitekte, që e viziton shpesh Durrësin. Në kërkim të mundësive të reja, ata shijojnë gjithçka u ofron ky qytet dhe vendi ynë, ku ndjehen si në shtëpi.

“Vij që nga viti 2017 dhe kam parë një zhvillim të bukur gjatë këtyre viteve. Porti mesdhetar, Amfiteatri Antik që të kujton Koloseun tonë dhe një histori e ngjashme me tonën. I dua shqiptarët se dhe ata e duan shumë Italinë, një popull vëlla me ne. Këtu të gjithë na kuptojnë ne italianëve, si askund tjetër. Shqipëria është si një Zvicër e vogël dhe duhet të qëndrojë e pavarur (nga BE), një portë drejt Ballkanit. Ka pamje, skenarë të ndryshëm nga veriu ne jug. Veriu i bukur, nga liqeni duke shkuar drejt Kosovës të duket sikur je ne fjordet norvegjeze. Në Valbonë të duket sikur je në rrëzë të Malit të Bardhë, dhe jugu me plazhet e tij fantastike.”– shprehet Rafaella Genta.

Përshëndetje të gjithëve. Po flas italisht dhe në nder të italianëve që jetojnë këtu në Durrës. Banoj në Durrës, plazh dhe punoj si gazetar ekonomik institucional. Jam i nderuar që si gazetar promovoj Shqipërinë në Itali, bukuritë dhe vlerat e saj.”-shprehet gazetari Alessandro Zorgniotti.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Alesandro ka nisur të flasë dhe shqip. Ai tregon se ka origjinë arbëreshe dhe se e gëzon ky fakt.

“Jam shumë i kënaqur për origjinën time arbëreshe sepse është një pasuri për promovimin midis dy vendeve dhe kryesisht për Italinë veriperëndimore, si Piemonte, Liguria, Val d’Aosta ku ekonomia vendore ka mundësi shumë të mirë për investime këtu në Shqipëri për turizmin dhe pensionistët.”

Vizitat dhe kontaktet e vazhdueshme me Durrësin i kanë nxitur të shohin përtej dhe të bashkëpunojnë duke kërkuar të bëjnë realitet mundësinë e binjakëzimit të Durrësit me qytetin turistik të Alasios që shtrihet në bregdetin e Ligurias.

 “Jam arkitekte, po dhe përgjegjëse për “Forza Italia” në Savona, ku sekretar i zonës është kryetarbashkiaku i Alasios Marko Melgrati me të cilin kemi diskutuar binjakëzimin me Durrësin. Ka kaq shumë të përbashkëta mes dy qyteteve me ekonomi turistike të lartë. Perveç portit e plazheve, kemi dhe Torrën të përbashkët e shumë të tjera.”

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion tërheqës në Europë ka shtuar ndjeshëm numrin e italianëve që mbërrijnë në vend, në çdo stinë të vitit, jo vetëm për të pushuar, por dhe për të punuar e çuar më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve.

“Edhe vizita e kryeministres sonë Meloni qe e rëndësishme, sepse i bëri të njohur gjithë botës kush është Shqipëria e vërtetë, sidomos italianëve që kanë pritur vëllezërit shqiptarë në të shkuarën, por që s’e njihnin mirë Shqipërinë që sot ka një kurs ekonomik joindiferent.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA