Policia e Durrësit, në bashkëpunim me FAST Albania, kanë arrestuar më qëllim ekstradimin drejt Italisë 54-vjeçarin Arian Malo.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, Malo ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi drejtësia italiane e kishte dënuar për disa vepra penale në fushën e narkotikëve dhe në atë të krimeve ekonomike.
“Gjykata e Apelit e Perugias e ka dënuar 54-vjeçarin, me 4 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mospagimi i taksave dhe sigurimeve shoqërore” dhe “Deklarimi i rremë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian”- thuhet në njoftim.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Arian Malo, në Itali.
Top Channel