Franca ka dënuar bombardimin izraelit në Rripin e Gazës, i cili i mori jetën një agjenti të Ministrisë së Jashtme franceze dhe bëri thirrje që “të hidhet dritë mbi këtë tragjedi sa më shpejt” të jetë e mundur.

Agjenti punonte për Francën që nga viti 2022, dhe kishte gjetur strehim në shtëpinë e një prej kolegëve të tij në Konsullatën e Përgjithshme. Parisi për arsye sigurie nuk ka specifikuar publikisht identitetin dhe kombësinë e agjentit të eliminuar në Gaza.

“Ne kërkojmë që autoritetet izraelite të hedhin dritë të plotë mbi rrethanat e këtij bombardimi sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministria franceze në një deklaratë.

“Solidaritet me stafin e Quai d’Orsay. Është koha për të goditur me grusht Netanyahun”, shkroi Antoine Lèaument, deputet i LFI për Essonne, në X.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA