Është arrestuar drejtori i burgut të Peqinit, Kamer Hoxha, pas vrasjes së ndodhur ditën e djeshme brenda ambienteve të burgut.

Ende nuk dihet akuza me të cilën është arrestuar Hoxha, ndërsa janë shoqëruar edhe 13 persona të tjerë, gardianë dhe civilë. Ata dyshohet se bashkëpunuan me Sokol Mjaçajn për futjen e armës në ambientet e burgut.

Sipas dëshmive, arma dyshohet se ka hyrë në ambientet e burgut rreth 1 muaj më parë dhe Mjaçaj ka pritur momentin për të vrarë Arben Lleshin.

Prokuroria po punon në pistën e vrasjes me pagesë. Mjaçaj ka deklaruar se me Lleshin kishte konflikt pasi ky i fundit nuk e kishte pranuar në sektor, por sipas prokurorisë është thjesht alibi dhe pista kryesore mbetet vrasja me pagesë. Armën, Mjaçaj ka deklaruar se e ka marrë rreth 20 ditë më parë nga hyrja, pra në rrugë tokësore.

Si ndodhi ngjarja?

Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, qëlloi dje me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi Lleshi. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën.

I dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe RENEA, që kanë vënë nën kontroll situatën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA