Sot parashikohet që orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut e dëborës në zonat malore, por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i situatës së reshjeve, por temperaturat do të jenë sërish të ulta për shkak të masave të ftohta polare që kanë mbërritur në gadishullin e Ballkanit.

Parashikohet që nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë të mbetet Shqipëria deri mëngjesin pas-ardhës. Prania e lagështirës së lartë në ajër do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga – 3°C më e uleta deri në 12°C më e larta në rang vendi.

Era do të jetë intensive me shpejtësi mesatare 10 metër për sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era fiton shpejtësi tepër të lartë, duke arritur 20-24 metër për sekondë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA