Këngëtari Vedat Ademi në një lidhje me skype në emisionin “S’e Luan Topi”, nga Neë York foli për jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, planet për t’u rikthyer në Shqipëri dhe projektet e reja.

Ai shprehet se ishte i vështirë vendimi për t’u larguar nga Tirana, pas një karrierë të gjatë muzikore të krijuar në Shqipëri.

Gjatë emisionit, ai u surprizua edhe me një përshëndetje të veçantë nga miqtë e tij nga Mitrovica.

“Unë kam lindur në Mitrovicë, por shtëpia ime e dytë është Tirana, kam kaluar vitet më të bukura të jetës sime, për momentin jemi këtej, dashtë Zoti që në të ardhmen të kthehemi dhe të nisim jetën prap andej. U bë kohë që kam marrë pasapostën amerikane, fillojnë dhe vështirësohen pak gjërat me fëmijët, djali i madh ka filluar aktivitete të ndryshme, merret me sport, shkolla, impenjimet këtej, bëhet pak më e vështirë. Investimi ishte goxha i madh në karrierë, në muzikë, nuk ishte e lehtë të lije gjithçka”, tha Vedati.

“Jam rikthyer pak në ujërat e muzikës, unë jam aty ku ëm fle shpirti, dua të vazhdoj të bëj muzikë që e ndjej për veten time”, tha këngëtari.

Top Channel