E veja që ‘tmerrohej’ se nuk do të varrosej pranë bashkëshortit, përfundon në varrin e gabuar në Britani

15/12/2023 17:20

Një e ve e moshuar që kishte makthe se ‘nuk do ta varrosnin përkrah me bashkëshortin e saj të ndjerë, përfundoi në të vërtetë në një tjetër varr aksidentalisht në Angli.

Myra Taylor, e cila vdiq në gusht, kishte blerë hapësirën e dyfishtë që rrjedhimisht të varrosej pranë burrit të saj Ike, në varrezën e Lincolnshire në verilindje të Britanisë.

Por gabimisht ajo u vendos në varrin pranë vendit të dyfishtë që kishte rezervuar më parë, ku ishte varrosur dhe bashkëshorti Ike 32 vjet më parë, shkruan e përditshmja vendase Metro.co.uk.

Familja e saj e kuptoi me vonesë gabimin në funeral aq sa nuk mund të bënin dot gjë.

Mbesa e saj Sandra Wilson, tha: “Unë u thashë të afërmve, është në varrin e gabuar. Binte shi dhe të gjithë ishin të shqetësuar duke thënë se ‘s’ka problem’”.

“Askush nuk na ka dhënë një sqarim sesi ndodhi kjo”.

Kur shëndeti i Myra po përkeqësohej një vit më parë, e moshuara thoshte se kishte makthe se nuk do ta varrosnin pranë bashkëshortit të saj.

Prandaj Sandra kishte plotësuar vullnetin e gruas duke prenotuar vendin pranë bashkëshortit.

“Unë isha personi që përmbushi dëshirën e saj dhe i premtova se gjithçka ishte në rregull, por megjithsë kishim marrë masat makthi i saj u kthye në realitet”.

Familjarët thonë tashmë se po përpiqen të bëjnë zhvarrosjen që gruaja të vendoset në  vendin e duhur.

Sandra thotë se e pranon se mund të ndodhin aksidente por jep një paralajmërim për të tjera familje që humbasin të dashurit e tyre.

“Tani duhet një kohë e gjatë për të marrë lejen e zhvendosjes, sepse ajo e kishte kërkuar me saktësi. Do të bëjmë ç’të mundemi për të zgjidhur këtë”.

FOTO GALERI
1/3
Myra Taylor vdiq në gusht (fotot: Metro.co.uk)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA