Zjarri në banesë i mori jetën të moshuarit, banorët: Ka probleme rrjeti elektrik, flakët u shkaktuan nga shkëndija

14/12/2023 10:09

Banorët e fshatit Bubullimë në Lushnjë pretendojnë se zjarri që i mori jetën fqinjit të tyre në orët e para të mëngjesit, u shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Sipas fqinjëve të viktimës, çifti i moshuar i bashkëshortëve jetonin vetëm prej vitesh dhe nuk kishin mundësi ekonomike as për tu ushqyer.

Unë pash flakë në orën 2:30-3:00. Jetonin të dy vetëm prej vitesh. Ishte djegur dhoma e tyre. Të shoqen e tij e kishte kapur trau. E kemi tërhequr ne nga trau. Zjarri ka rënë nga korrenti. Ata nuk kishin asgjë, edhe për të veshur unë u jepja rrobat e mia.”

Gjynah më erdhi keq. Jetonin vetëm të dy pa njeri. Shkëndija do u ketë rënë. Ka probleme energjia elektrike”-shprehet banori tjetër.

Kreu i Zjarrfikëses, Xhezmi Metushi thotë që zjarri mund të jetë shkaktuar nga soba e drunjve.

Njoftimin e kemi marrë rreth orës 3:40 të mëngjesit. Erdhëm në vendngjarje, në banesë ishin dy persona, Koli Koçi u gjend i pajetë në banesë. Zjarri mund të ketë ardhur edhe nga soba, të cilën e gjetëm ndezur. Ne luftuam me flakët, edhe njoftimi ka ardhur me vonesë nga banorët”.

Çifti i të moshuarve jetonte i vetëm pasi nuk kishin fëmijë. Gjendja e tyre ekonomike ishte e rënduar dhe banesa ku jetonin ishte me baltë e kallama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA