Deputeti Saimir Korreshi u përplas me Gardën e Kuvendit, pasi nuk hoqi xhupin për ta kaluar në skaner.

Në vend të kësaj deputeti i opozitës u shtri në skaner, për të kaluar bashkë me atë. Garda nuk e lejoi, duke i thënë se e kapin rrezet e skanerit. I pranishëm ishte edhe deputeti Dashnor Sula, i cili jepte komente.

Sula: Shikoni si kontrollohet deputeti.

Korreshi shtrihet në skaner.

Garda: Nuk lejohet, të kapin rrezet.

Sula: Po te dhimbset deputeti ty, nuk të dhimbset deputeti ty jo.

Korreshi: A do të më kontrollosh?

Garda: Nuk lejohet është vetëm për sende.

Korreshi: Ore dua të kaloj këtu, nuk e heq xhupin unë. Lëre rrezet, më fut këtu meqë paske dyshime që unë kam gjëra.

Sula: Provoje a ka gjë apo jo.

Korreshi: Hape pra. A do të më kontrollosh? Hajde të futem unë këtu po pate dyshime.

Seanca e sotme plenare nisi sërish mes kaosit dhe tymuesve nga deputetët e opozitës që arritën të futeshin brenda Kuvendit. Të tjerët që ngelën jashtë tentuan të bllokojnë deputetë të mazhorancës të mos futen brenda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA