Rreth 19,000 drita të vendosura në tokë ndriçojnë një zonë të lirë në zemër të Manhatan, pjesë e një instalacioni të veçantë arti, i cili ka ngjallur kureshtjen e madhe të kalimtarëve.
Bëhet fjalë për një projekt madhor të artistit britanik, Bruce Munro. I pagëzuar me emrin “Fusha e dritave” , ai është instaluar aty për një vit.
“Dritat më kanë intriguar gjithmonë. Më pëlqen fakti janë kalimtare, ul celësin dhe ato zhduken. Më pëlqejnë shumë veprat e artit që janë kalimtare, mund t’i lëvizësh shpejt”, tha Munro.
Munro tregon se frymëzimi për këtë vepër arti i nisi që 30 vjet më parë në Australi, dhe për realizimin e saj, iu desh një dekadë. Thjesht, ishte një ndjenjë gëzimi dhe lidhjeje me peizazhin. U ndjeva aq i lumtur atje dhe kisha nevojë të shprehja në njëfarë mënyre se edhe ne kemi e Fushën tone e Dritës.
“Është thjesht një shprehje gëzimi që ndjeva në atë moment. Nëse do të kisha mundur të pikturoja, nëse do të isha një piktor më i mirë, do t’i kisha marrë penelat në dorë menjëherë. Është një përvojë kaq e këndshme dhe shpresoj që t’i ngrohë zemrat njerëzve, e t’u vizatojë atyre një buzëqeshje në fytyrë”, u shpreh artisti.
Top Channel