“Lufta rrezikon radikalizimin e një brezi të tërë”/ BBC: Ideologjia e Hamasit, e vështirë për t’u çmontuar

14/12/2023 20:28

Autoritetet izraelite thonë se rreth 7,000 luftëtarë të Hamasit janë vrarë deri më tani, nga rreth 20,000 që grupi kishte para luftës.

Në disa zona në Gaza, Hamasi dhe aleatët e tij po luftojnë kundër IDF. Dhe udhëheqësit kryesorë të Hamasit nuk janë kapur apo vrarë ende, përfshirë kreun e grupit në Gaza, Yahya Sinwar. Izraeli beson se ata fshihen në Khan Younis, i cili ka qenë fokusi i ushtrisë izraelite në jug.

Edhe nëse infrastruktura e Hamasit shkatërrohet, ideologjia e tij ka të ngjarë të rezistojë. Korrespondenti i BBC për Lindjen e Mesme në Jeruzalem, Hugo Bachega thotë se ka disa shenja se popullariteti i Hamasit po rritet në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Mes kaq shumë humbje jetësh dhe vuajtjesh, kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dha një paralajmërim fundjavën e kaluar: lufta rrezikonte të radikalizonte një brez të tërë në të gjithë Lindjen e Mesme.

Top Channel