Krisje mes Greqisë e Gjermanisë! Berlini kërkon të hiqet e drejta e vetos në votimet e BE

14/12/2023 15:15

Qëndrimi publik i mbajtur nga kancelari gjerman Olaf Scholz në favor të kandidaturës së Shqipërisë në BE, pati jehonë në disa media të huaja, duke nisur më së pari nga vetë ato greke, si e përditshmja e njohur Kathimerini, e cila pretendon se deklaratat e shefit të ekzekutivit gjerman kanë nxjerrë në pah një krisje të lehtë në marrëdhëniet mes Athinës dhe Berlinit.

Greqia sqaroi se sjellja e Tiranës në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur etnik grek të burgosur Fredi Beleri është në konflikt me acquis europiane, apo tërësinë e të drejtave dhe detyrimeve të përbashkëta që i bashkon të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Megjithatë, në fjalimin e tij në Bundestagun për buxhetin, Scholz u shpreh haptazi se “kur një vend ka ndërmarrë reforma të gjera, si në rastin e Shqipërisë, për shembull, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë”, tha kancelari që nënkuptoi se këtë e konsiderojnë një problem mes dy palëve.

Pa përmendur cështjen e Belerit, Scholz e bëri të qartë se “është koha që të gjithë të shikojnë panoramën më gjerë – dhe kjo vlen si për vendet kandidate, ashtu edhe për vendet anëtare të BE-së”. Shqioëria duhet të presë këtë fundjavë sinjalet nga mbledhja e  Këshillit Europian për nisjen e negociatave mbi kapitujt e parë brenda fundit të këtij viti.

Kathimerini shkruan se ajo është hequr nga draft-konkluzionet e samitit në lidhje me zgjerimin e BE-së me insistimin e Athinës për shkak të çështjes Beleri, dhe se nuk priten ndryshime gjatë seancës së të enjtes. E megjithatë, perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë po bëhet gjithashtu një arsye tjetër që Berlini të promovojë nevojën për vendosjen e votimit të shumicë të cilësuar, vazhdon shkrimi. Scholzi në Bundestag e theksoi hapur nevojën e heqjes së vetos për etapa të caktuara të zgjerimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA