Pesë muaj pasi gjykata e dënoi Redjan Rrajën me burgim të përjetshëm , SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive të tij dhe të personave të afërt.
Duke nisur nga asete si apartamente, njësi tregtare, garazh dhe deri tek makinat dhe ora e dorës, SPAK kërkoi kalimin në llogari të shtetit të 9 pasurive.
Hetimi i prokurorit Adnan Xholi ka provuar se dentist Redjan Rraja nuk kishte të ardhura të ligjshme për ti krijuar, jo vetëm ato ;por edhe mjetin luksoz që i bleu modeles Kejvina Kthella.
Në një gjykim penal pranë gjykatës së posaçme, Rraja u gjet fajtor për pesë akuza. Ai u tradhtua nga një gjurmë biologjike, mbas atentatit në autostradë ku mbeti i vrarë Andi Maloku, i cili ishte shoferi i makinës me të cilën po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, njohur si Rrumi i Shijakut.
Këtë atentat SPAK e konsideroi si një tentativë për të vrarë prokurorin Ndoja, i shkarkuar nga shkalla e parë e Vettingut dhe që vijon të mbrohet me truproja.
SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës dhe të të afërmëve të tij.
Top Channel