Miami Swim Week, modeli shqiptar në tapetin e kuq në Florida
31/05 18:55
Modeli Elton Ilirjani dominoi skenën e modës së stilistëve dhe artistëve Latino Amerikanë.
Pak ditë më parë, u zhvillua për të gjashtin vit, LATAM Art Exhibition & Runway Show.
Eltoni tërhoqi vëmendjen, me pjesëmarrjen në “finalet” e 3 shfaqjeve duke dalë në skenë bashkë me stilistët, duke e bërë modelin të ndihet i nderuar.
Në shfaqjen e fundit të modës për vitin 2023 per stilisten e famshme kolumbiane, Eltoni doli me dekolde të hapur me një varëse me shqiponjën dykrenare të Shqipërisë, duke ia ekspozuar medias ndërkombëtare.
Top Channel