Akullnajat në Himalaje po shkrihen me shpejtësi, por një raport i ri tregoi se fenomenin mahnitës në vargmalin më të lartë në botë, e cila mund të ndihmojë në ngadalësimin e efekteve të krizës globale klimatike.

Sipas studimit të botuar në revistën “Nature Geoscience”, kur temperaturat e ngrohjes godasin disa masa akulli në lartësi të mëdha, shkaktohet erëra të forta të ftohta, poshtë shpateve.

Profesoresha e akullnajave në Institutin e Shkencës dhe Teknologjisë në Austri, autorja kryesore e studimit, Francesca Pellicciotti, shpjegoi se ngrohja e klimës shkakton një hendek më të temperaturave të ndryshme.

“Kjo gjë çon në një rritje të shkëmbimit të turbullt të nxehtësisë në sipërfaqen e akullnajës dhe ftohje më të fortë të masës ajrore sipërfaqësore”, tha ajo sipas CNN.

Ajri i ftohtë dhe i thatë i sipërfaqes bëhet më i freskët dhe më i dendur, më pas fundoset. Masa ajrore rrjedh poshtë shpateve në lugina, duke shkaktuar një efekt ftohës në zonat e poshtme të akullnajave dhe në ekosistemet fqinje.

E rëndësishme është të zbulohet nëse akullnajat e Himalajeve munf të vazhdojnë efektin ftohës vetë-ruajtës, pasi me akullin dhe borën nga vargmalet malore që ushqehen në 12 lumenj të cilat ofrojnë ujë të freskët për gati 2 miliardë njerëz në 16 vende.

Thithja e energjisë në sipërfaqe përcaktohet nga diçka që quhet efekti “albedo”. Sipërfaqet e lehta ose “të bardha”, si bora dhe akulli i pastër, do të reflektojnë më shumë dritë dielli (albedo e lartë). Kjo krahasuar me sipërfaqet “e errëta” si toka që ekspozohet kur akullnajat tërhiqen (albedo e ulët).

Akullnajat e Himalajeve reagojnë ndaj ngrohjes globale. Diagrami skematik i ftohjes së ajrit në rrethinat e akullnajave të Himalajeve. Kredia: Salerno/Guyennon/Pellicciotti/Nature Geoscience.

Një nga provat e tjera të bëra në malin e Everestit u vu re se gjatë matjeve të mesatareve të përgjithshme, temperaturat ishin të qëndrueshme pavarësisht rritjeve.

“Ndërsa temperaturat minimale kanë qenë vazhdimisht në rritje, maksimumi i temperaturës së sipërfaqes gjatë verës po binte vazhdimisht”, tha Franco Salerno, bashkautor i raportit dhe studiues për Këshillin Kombëtar të Kërkimeve të Italisë.

Megjithatë, edhe prania e këtyre erërave ftohëse nuk është e mjaftueshme për të kundërshtuar plotësisht temperaturat në rritje dhe shkrirjen e akullnajave për shkak të ndryshimeve klimatike

“Ftohja është lokale, por ndoshta ende jo e mjaftueshme për të kapërcyer ndikimin më të madh të ngrohjes klimatike dhe për të ruajtur plotësisht akullnajat”, thuhet në raport.

Studimi i ri ofron një motivim bindës për të mbledhur më shumë të dhëna për të vërtetuar gjetjet më të fundit.

Imazhi gjatë natës. Observatori i Piramidës gjatë natës. Stacioni klimatik i Laboratorit Ndërkombëtar të Piramidës/Observatorit ka regjistruar të dhëna meteorologjike për orë për gati tre dekada. Këto të dhëna janë përdorur nga studiues të Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë në Austri (ISTA). Maja Pumori (Nepal) shihet në sfond. Kredia: Franco Salerno

Vëzhgimet e grimcuara meteorologjike shërbyen që ekipi i studiuesve të arrinin në përfundimin se temperaturat e ngrohta shkaktojnë ato që quhen erëra katabatike.

Erërat e ftohta, të krijuara nga ajri që rrjedh tatëpjetë, zakonisht ndodhin në rajonet malore, duke përfshirë Himalajet.

“Erërat katabatike janë një tipar i zakonshëm i akullnajave Himalayan dhe luginave të tyre dhe ka të ngjarë të kenë ndodhur gjithmonë. Ajo që ne vërejmë megjithatë është një rritje e konsiderueshme në intensitetin dhe kohëzgjatjen e erërave katabatike, dhe kjo për faktin se temperaturat e ajrit përreth janë rritur në një botë që po ngrohet”, njoftuan studiuesit.

Një tjetër gjë që ekipi vëzhgoi ishte përqendrimi më i lartë i ozonit në nivelin e tokës në lidhje me temperaturat më të ulëta. Kjo dëshmi tregon se erërat katabatike funksionojnë si një pompë që është në gjendje të transportojë ajrin e ftohtë nga lartësia më e lartë dhe shtresat atmosferike deri në luginë.

Në një raport të publikuar gjatë qershorit, u tregua se akullnajat në Himalaje u shkrinë 65% më shpejt në vitet 2010 krahasuar me dekadën e mëparshme, duke treguar kështu se rritja e temperaturave tashmë ka një ndikim në zonë.

Top Channel