Ukraina paralajmëron ata që kalojnë në krahun e rusëve me imazhet e ‘tradhtarit’ të ekzekutuar në Moskë

11/12/2023 15:34

Kievi ka nisur një seri paralajmërimesh për ata që tradhtojnë duke kaluar në anën e Rusisë me imazhet e një ‘deputeti tradhtar’ që sipas tyre ishte ekzekutuar në Moskë nga inteligjenca ukrainase.

Imazhet drithëruese supozohej të tregonin ekzekutimin e Ilya Kyva, një ish-deputet ‘tradhtar’ që sipas zyrtarëve ishte kthyer në shërbëtor të Putin.

46 vjeçari Kyva, ishte vrarë javës që kaloi teksa dilte në një vendndodhje që supozohej e sigurtë në periferi të Moskës.

Imazhet nga vendngjarja tregonin trupin e shtrirë në dëborë dhe armët që ishin përdorur për ‘likujdimin e tij’, të varura në një pemë pranë trupit.

Shërbimet sekrete SBU bënin të qartë se imazhet ishin publikuar qëllimisht si një paralajmërim për zyrtarë të tjerë ukrainas që mendonin të bashkëpunonin me forcat e Vladimir Putin.

“Ky është nëj sinjal për të gjithë tradhtarët dhe kriminelët që shkojnë në anën e armikut”, shkruanin burimet ukrainase të inteligjencës për mediat.

Ndërsa më tej ata shtonin: “Mos harro se Rusia nuk do të të mbrojë … vdekja i pret të gjithë armiqtë e Ukrainës”.

Zhvillimi vjen pas deklaratës së zëdhënësit të SBU, Andriy Yusov i cili tha në një intervistë televizive: “Konfirmojmë se Kyva nuk është më, dhe ky fat pret të gjithë tradhtarët e tjerë dhe marionetat e regjimit të Putin.’

Pak më herët presidenti i Ukrainës Zelensky ishte takuar me kreun e SBU Vasyl Maliuk për të diskutuar mbi bashkëpunëtorët e Rusisë në organet e Ukrainës, shkruan rrjeti vendas Ukrinform.

Ndërsa një propagandist i Kremlinit, që shfaqet rregullisht në programet e opinionit në Rusi, tha se Kyva kishte denoncuar Zelensky si një “agjent i shërbimeve britanike MI6, dhe i varur nga kokaina.”

Imazhet ruse tregonin skenën e krimit që ruhej nga oficerët pranë klubit ekskluziv Velich që supozohej të ishte vendi i sigurtë për ukrainasin.

Klubi është vetëm 15 km larg rezidencës zyrtare të Putin në Novo-Ogarevo, në periferi të Moskës.

Kyva më herët ishte dënuar me 14-vjet burg për tradhti në mungesë pasi kishte dezertuar drejt Rusisë.

Në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale ai parashikonte disfatën për Zelensky për të cilin thoshte se më pas do të largohej drejt Britanisë.

I ndjeri shkruante: “Opsioni i vetëm për Zelensky arratisja drejt Anglisë, por dhe atje ai do të ekstradohet nëse kjo i leverdis Kurorës Mbretërore, ose do të vdesë nëse e kërkon Kremlini”.//DailyMail//

FOTO GALERI
1/8
Kievi ka nisur një seri paralajmërimesh për ata që tradhtojnë duke kaluar në anën e Rusisë me imazhet e një ‘deputeti tradhtar’ që sipas tyre ishte ekzekutuar në Moskë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA