Disa protestues janë mbledhur para Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), në mbështetje të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

Procesi ishte parashikuar të niste në orën 14:00, por për shkak se gjyqtarja Antikorrupsion Irena Gjoka gjendet nën shqyrtimin e masave të sigurimit dhe marrjes në pyetje të dyshuarve për Inceneratorin e Tiranës, ky proces është shtyrë derisa gjyqtarja të shpallë vendimin për Inceneratorin e Tiranës.

Gjatë paradites së sotme, mbështetës së Fredi Belerit ishin edhe vazhdojnë të jenë në GJKKO, për ta mbështetur, teksa kryebashkiaku i Himarës këmbëngul prej muaj që t’i jepet e drejta për t’u betuar përpara anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Në GJKKO shihen forca të policisë.

Në seancën e kaluar, për betimin e Fredi Blererit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Drejtoria e Paraburgimit e Durrësit, ku mbahet Fredi Beleri, kanë kërkuar kohë pasi kanë dëgjuar dy palët. Nga njëra anë Fredi Beleri pretendon se ka shkelje kushtetuese dhe se po i ndalohet betimi, ndërsa nga ana tjetër Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe SPAK kanë këmbëngulur se nuk janë kushtet e përshtatshme për t’i dhënë atij të drejtën të shkojë të betohet në Himarë.

Pritet të ketë një vendimmarrje nëse dy institucionet ka arritur të disponojë me shkresa, përsa kohë në seancën e kaluar, një nga përfaqësuesit e kësaj drejtorie, tha se kërkon kohë të disponojë me shkresat, për të parë nëse është kryer në kohë ankimimi.

Fredi Beleri e dorëzoi kërkesën për t’u betuar në dy institucione, përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, një kërkesë që iu refuzua dhe më pas kjo kërkesë iu dorëzua edhe SPAK, e cila iu refuzua.

Beleri ka dorëzua një ankimin në gjykatë. Fillimisht, GJKKO shpalli moskompetencën dhe konsideroi që ishte kompetente Gjykata e Durrësit. Nga ana tjetër edhe Gjykata e Durrësit konsideroi që nuk ishte kompetente dhe shkoi në gjykatën e lartë, e cila tha se kjo çështje duhet të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Në këtë gjykatë janë dy çështje, ajo e themelit për Belerit për korrupsion në zgjedhje dhe çështja e dytë ku ai insiston të shkojë të betohet te qytetarët e Himarës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA