Saranda, një nga 15 tregjet më të mira të Krishtlindjeve në Evropë! EBD: Një destinacion perfekt gjatë gjithë vitit

10/12/2023 14:13

Për herë të parë, tregu i Krishtlindjeve në Sarandë renditet në vendin e 15 të listës së Organizatës së Destinacioneve më të mira Evropiane (EBD), si një nga tregjet më të bukura të Krishtlindjeve për t’u vizituar 2023-2024.

Kjo renditje u realizuar bazuar në një rekord prej 600,000 votash nga udhëtarët nga 168 vende në mbarë botën, me një risi të re ku më shumë se kurrë më parë, udhëtarët duket se tërhiqen nga destinacionet e reja të Krishtlindjeve.

Edhe Forbes, në një artikull kushtuar kësaj renditjeje, ka shkruar se “kjo është hera e parë që Tregu i Krishtlindjeve i Sarandës në Shqipëri shfaqet në renditjen më të mirë të tregjeve të Krishtlindjeve në Evropë.”

“Saranda është një qytet modern, i ri, dinamik dhe një destinacion perfekt gjatë gjithë vitit për pushime me diell apo me borë.

Tregu i Krishtlindjeve i Sarandës e shndërron shëtitoren e qytetit në një vend të mrekullueshëm dimëror nga data 6 dhjetor deri më 2 janar. Me dekorime vezulluese, një pemë të bukur Krishtlindjesh, shesh patinazhi, karusel, kasolle druri dhe skena për muzikë dhe evente, ofron një atmosferë festive dhe të veçantë.

Vizitorët mund të shijojnë kuzhinën lokale, artizanatet lokale dhe produktet rajonale së bashku me një program të pasur koncertesh, shfaqjesh dhe një paradë të Santa-dhe-Elves, duke e bërë atë një destinacion magjepsës pushimi

Rezervoni fluturimet tuaja për në Korfuz (Greqi – 2 orë me makinë) ose Tiranë (Shqipëri – 3 orë me makinë) si dhe akomodimin, turet dhe aktivitetet tuaja në Sarandë”, shkruan EBD.

Ndërkohë në vendin e parë, si më i preferuari është shpallur Budapesti me “Advent Feast” në Bazilikë, duke e bërë atë destinacionin më të vlerësuar të Krishtlindjeve në këtë renditje.

Me këtë nominim të katërt, ia kalon Zagrebit, i cili më parë kishte tre çmime radhazi.

Craiova, në Rumani, zuri vendin e dytë, duke e bërë atë vendin me rritjen më të madhe në popullaritet, sipas EBD. Craiovës gjithashtu iu dha titulli Pema e Krishtlindjeve më e Bukur në Evropë nga votuesit.

“20 tregjet e Krishtlindjeve të përzgjedhura nuk janë vetëm rrugica shtëpish, por janë ngjarje kulturore dhe artistike me koncerte, punëtori krijuese, dritat e Krishtlindjeve, fishekzjarre, shfaqje, shesh patinazhi në akull dhe janë të përkushtuar ndaj qëndrueshmërisë duke ofruar ushqime dhe produkte artizanale vendase,” shpjegon EBD.

Këtu janë vendet fituese për të frymëzuar pushimet tuaja të pushimeve në Evropë:

1. Budapest, Advent Feast në Bazilikë

2. Craiova, Romani

3. Metz, Francë

4. Poznań, Poloni

5. Montbeliard, Francë

6. Riga, Letoni

7. Govone & Asti, Itali

8. Birmingham, Angli

9. Madeira, Portugali

10. Valkenburg, Holandë

11. Bruksel, Belgjikë

12. Trier, Gjermani

13. Edinburg, Skoci

14. Vjenë, Austri

15. Sarandë, Shqipëri

16. Londër, Angli

17. Dresden, Gjermani

18. Pragë, Republika Çeke

19. Bruges, Belgjikë

20. Mançester, Angli

Listat e tjera të festimeve më të mira të Krishtlindjeve në Evropë nga EBD do ju ndihmojnë në vendimet tuaja nëse planifikoni të udhëtoni për të përfunduar këtë 2023.

– Metz në Francë, i përzgjedhur Tregu më i mirë i Krishtlindjeve për familjet;

– Poznan në Poloni ka shesh patinazin më të bukur të Krishtlindjeve në akull;

– Riga në Letoni ka Tregun më autentik të Krishtlindjeve;

– Valkenburg në Holandë ka Paradën më të Mirë të Krishtlindjeve;

– Asti-Govone në Itali ka Tregun më të mirë romantik të Krishtlindjeve;

– Madeira në Portugali ka Tregun më të mirë të Krishtlindjeve me diell.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA