Shtohet interesi i të rinjve për të marrë një profesion. 

Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik në Fier, këtë vit numëron 1133 kursantë që frekuentojnë mbi 20 kurse të tilla.

Në vitin 2023 në Drejtorinë Rajonale të formimit Profesional Publik, janë 1133 të regjistruar kursantë në specialitete të ndryshme. Ka një interes më të madh të qytetarëve të zonave rurale si në Fier dhe Berat për të marrë një zanat ose një specialitet në fushën që ata mendojnë se mund të shërbejnë, si në kuzhinë, elektrik, hidraulikë, estetikë.”- shprehet Aleksandër Lalaj,

Sipas të dhënave, rreth 963 kursantë janë punëkërkues ndërsa 153 prej tyre pas marrjes së një profesioni kanë gjetur veten në tregun e punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA