Gjashtë motra e vëllezër, anëtarë të një familje në fshatin Kotë të Selenicës jetojnë të sëmurë nën një çati që rrezikon të shembet nga dita në ditë.
Në banesë gjejmë dy nga motrat. Njëra prej tyre e prekur më lehtë nga sëmundja, gatuan për të tjerët.
“Me një përkrahje prej 37 mijë lekë të vjetra që marrin nga një motër e sëmurë e kalon muajin e gjithë familja shprehet ajo.Banesa që jetojmë është totalisht e rrënuar dhe na rrezikon jetën nga momenti në moment. Është premtuar shton ajo sa herë që vijnë për të marrë votat, por asgjë.”- shprehet Margarita Çelaj.
Për të mbërritur në banesën e tyre na shoqëroi administratori i njësisë administrative Kotë i cili me sa mundësi ka patur i ka ndihmuar.
“I kemi dhënë ndihma herë pas herë me aq sa mundim si komunë, por kjo familje ka nevojë për një strehë, pasi prindërit e këtyre fëmijëve e ndërtuan një banesë, por kur ata ndërruan jetë ka ngelë pa çati shtëpia që ata ndërtuan, dhe nga këta fëmijë asnjë nuk është i saktë që të punojë për rregullimin e jetës së tyre.”-tregon Arshi Krasniqi, administratori i njësisë Kotë.
Top Channel