Grand Prix i Katarit, Calja rikthehet tek medalja/ Qerimaj renditet i katërti në Doha

09/12/2023 18:35

Erkand Qerimaj arrin të përfundopjë garën e Grand Prix të Katarit me një rezultat minimal në dygarësh, por që gjithësesi e renditi në vendin e katërt duke grumbulluar pikë të rëndësishme të nevojshme për të siguruar pjesëmarrjen në Olimpiadën e vitit të ardhshëm Paris 2024.

Në stilin e shkëputjes shkodrani i klubit Tirana arriti të ngre vetëm një provë, atë të 153 kg, duke i dështuar dy të tjerat për 151 dhe 156 kg. Edhe në stilin e shkëputjes Qerimaj ngriti vetëm një nga tre provat, atë të 183 kg, duke dështuar dy tentativat për 188 kg.

Ndërkohë peshngritësit tjetër, Briken Calja nuk ka mundur të plotësojë dygarëshin në Grand Prix të Katarit që u zhvillua mbrëmjen e sotme në Doha, por gjithësesi arriti të fitojë medaljen e bronxtë në stilin e shkëputjes, duke rigjetur një medalje pas dy vitesh mungesë. Medaljet u dhanë nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshngritjeas Elez Gjoza.

Edhe ai garoi në peshën deri në 81 kg. Peshngirtësi nga Shtërmeni bëri një paraqitje të mirë në stilin e tij të preferuar të shkëputjes ku mundi të renditej në vendin e tretë. Atje pasi bëri vetëm dy prova dhe ngriti në fillim 152 dhe më pas 155 kg duke hequr dorë nga prova e tretë.

Ndërkoh në stilin e shtytjes gjërat nuk shkuan mirë për të. Pasi e filloi konkurimin me 186 dhe e dështoi ngritjen e shtangës, e njëjta gjë ndodhi edhe me dy tentativat e tjera me nga 187 kg të cilat nuk mundi t’i ngrejë duke mos regjistruar dot një rezultat të përgjithshëm në dygarësh.

Tashmë kanë mbetur edhe 4 gara për të për të tentuar që të grumbullojë pikët e nevojshme për të marrë pjesë në Olimpiadën e Parisit për vitin e ardhshëm, mes këtyre garave është edhe kampionati Europian i vitit të ardhshëm në Sofie të Bullgarisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA