Skema e mashtrimit në Francë/ “Zhduknin” çimkat me spraj dhe krem trupi, arrestohen dy persona, merrnin mijëra euro për shërbimin e rremë

08/12/2023 10:12

Dy persona janë arrestuar në Francë pasi dyshohet se kanë mashtruar të moshuarit për të paguar mijëra euro për trajtimin e çimkave, edhe pse nuk kishin nevojë.

Sipas policisë së Strasburgut, autorët shkonin në shtëpitë e të moshuarve, duke kryer një shërbim të rremë, për të cilin kërkonin më pas pagesë.

Sipas hetimeve, 48 persona kanë rënë pre e mashtrimit, shumica prej të cilëve gra mbi 90 vjeç.

Çimkat janë shndërruar në një problem serioz gjatë muajve të fundit në Francë. Qeveria po punon në marrjen e masave, ndërsa ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se shpërthimi ka çuar në një rritje të pamjeve të rreme dhe histerisë së pajustifikuar.

Mashtruesit telefononin persona të ndryshëm, për t’u thënë që ka një infektim në lagjen e tyre. Më pas, shkonin në shtëpitë e tyre dhe prezantoheshin si zyrtarë shëndetësore. Spërkasnin shtëpinë me spray aerosol dhe fund u ofronin një pomadë të thjeshtë, që në fakt ishte krem me aromë eukalipti, dhe thoshin se do t’i mbante larg lëkurës së klientit insektet.

Për këtë shërbim të rremë, klientët paguanin nga 300 deri në 2100 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA