Përmirësohet situata e reshjeve të borës në juglindje. Momentalisht nuk ka reshje bore në qark, dhe nuk janë krijuar as problematika sa i përket qarkullimit të mjeteve.

Në Dardhë dhe Qafa e Qarrit trashësia e borës ka arritur në 7 cm, ndërsa në Voskopojë reshjet kanë qenë më të pakta, deri në 2 cm.

Rruga e Dardhës është pastruar e kriposur, por apeli vjen për drejtuesit e mjeteve që të përdorin gomat dimërore, zinxhirët nuk janë të detyrueshëm për t’u vendosur.

Po ashtu edhe akset nacionale janë të gjitha të qarkullueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA